Tetovari pritet të martohet me vajzën e regjisorit të njohur Steven Spielberg - Gazeta Express
string(77) "tetovari-pritet-te-martohet-me-vajzen-e-regjisorit-te-njohur-steven-spielberg"

Tetovari pritet të martohet me vajzën e regjisorit të njohur Steven Spielberg

Gazeta Express

06/07/2020 23:15

Destry Allyn, e bija e regjisorit, producentit dhe skenaristit amerikan të filmit, Steven Spielberg, i cili është edhe fitues i shumë çmimeve Oscar si regjisori më i mirë, është fejuar me të dashurin e saj Genc Legrand, me të cilin kanë qenë në një lidhje që gjatë kohë.

Lajmin e ka dhënë vetë Allyn të premten në llogarinë e saj në instagram, raporton Hollywood Reporter.

Lexo Edhe:

Genc Legrand është djali i radiologut nga Tetova, Kabil Tairi, i cili jeton në Zvicër.

Ajo ka shpërndarë dy fotografi, një me të dashurin e saj dhe një tjetër të unazës së fejesës.

“Jam shumë e emocionuar që po vazhdoj jetën me shokun tim të ngushtë. Kjo është dita më e mirë e jetës time. Të dua.”, ka shkruan Allyn.

Elle Fanning, Kaitlyn Dever, Julianne Moore, Ireland Baldwin dhe motra e saj Sasha Spielberg janë ndër personat që e uruan Allyn për fejesën. Allyn ka shpërndarë video dhe fotografi të unazës por edhe festës me miqtë e saj në instagram story. Ajo e ndërroi mbiemrin e famshëm kur filloi karrierën e saj në Hollywood.

Destry me babin e saj, fituesin e Oscar, regjisorin Steven Spielberg