Tërmeti në Turqi: Nga rrënojat nxirren tre trupa të pajetë nga ekipi i volejbollit - Gazeta Express
string(81) "termeti-ne-turqi-nga-rrenojat-nxirren-tre-trupa-te-pajete-nga-ekipi-i-volejbollit"

Tërmeti në Turqi: Nga rrënojat nxirren tre trupa të pajetë nga ekipi i volejbollit

Sporte tjera

Gazeta Express

09/02/2023 15:27

Turqia vazhdon të përballet me pasojat nga tërmeti i tmerrshëm që e goditi këtë vend në fillim të kësaj jave.

Ndër mijëra njerëzit që kanë mbetur nën rrënoja është edhe një ekip i volejbollistëve shkollorë.

Lexo Edhe:

Sipas BBC, tre trupa të pajetë janë nxjerrë nga ekipet e shpëtimit, nga hoteli që u shemb të hënën, përcjell “Gazeta Express”.

Trupat e dy trajnerëve dhe të një lojtari të ri u gjetën në hotelin e rrënuar Isias në Adiyaman, thanë zyrtarët e Qipros veriore, të kontrolluar nga Turqia.

Një grup prej 39 personash, duke e përfshirë ekipin e djemve dhe atë të vajzave, thuhet se kanë qenë në ndërtesë duke fjetur kur ajo u rrënua.

Përpjekjet e kërkimit vazhdojnë në vendin ku janë mbledhur familjet e lojtarëve.

Sportistët kishin udhëtuar për në Adiyaman nga Kolegji Turk Maarif i Famagustës, të shoqëruar nga mësues dhe prindër.

Katër persona nga grupi dihet se kanë mbijetuar pasi ndërtesa shtatëkatëshe u rrëzua, pasi thuhet se kanë arritur të shpëtojnë vetë nga rrënojat. /Gazeta Express/