Tenisti polak do t’i dhurojë nga 100 euro për Ukrainën për çdo “as” që do ta bëjë në Wimbledon - Gazeta Express
string(91) "tenisti-polak-do-ti-dhuroje-nga-100-euro-per-ukrainen-per-cdo-as-qe-do-ta-beje-ne-wimbledon"

Tenisti polak do t’i dhurojë nga 100 euro për Ukrainën për çdo “as” që do ta bëjë në Wimbledon

Sporte tjera

Gazeta Express

27/06/2022 14:56

Hubert Hurkacz, gjysmëfinalist i Wimbledonit të vitit të kaluar, do t’i ndajë nga 100 euro për Ukrainën për çdo “as” që do ta bëjë në Grand Slamin londinez të këtij viti.

Tenisti Polak e kishte eliminuar Roger Federerin në çerekfinale vitin e kaluar, ndërsa tash është njëri prej favoritëve për ta fituar Wimbledonin, shkruan “Gazeta Express”.

Lexo Edhe:

“Do të doja të njoftoj se do t’i dhuroj 100 euro për çdo pikë direkte (ase) që do ta arrij në Wimbledon për t’i ndihmuar njerëzit e Ukrainës”, deklaroi Hubert në llogarinë e tij zyrtare në rrjetet sociale.

Këtë vit, Hurkacz, në 39 përballje që i ka zhvilluar, i ka bërë 452 “ase”.

Iniciativa e Hurkacz, i cili do të përballet me spanjollin Alejandro Davidovich në rrethin e parë, është duartrokitur nga tenistët tjerë, mbi të gjitha nga ukrainasja Marta Kostyuk, e cila i është bashkuar iniciativës dhe do t’i dhurojë po ashtu nga 100 euro për çdo “as” për klubin e tenisit që është themeluar në Ukrainë, shkruan “Gazeta Express”.

Këtë vit, Wimbledoni ua mohoi pjesëmarrjen tenistëve rusë dhe bjellorusë pas sulmit ushtarak që e nisi presidenti rus, Vladimir Putin në Ukrainë, i mbështetur edhe nga Bjellorusia. /Gazeta Express/