Telefonata me Bashën, Meta zbardh mesazhin për kreun e opozitës - Gazeta Express
string(62) "telefonata-me-bashen-meta-zbardh-mesazhin-per-kreun-e-opozites"

Telefonata me Bashën, Meta zbardh mesazhin për kreun e opozitës

Gazeta Express

05/06/2020 13:19

Presidenti Ilir Meta ka bërë publikë disa mesazhe që ai i ka dhënë opozitës në lidhje me konsensusin me mazhorancën, duke i kërkuar që të mos bjerë pre e provokimeve të kësaj të fundit. Në një konferencë për mediat, kreu i shtetit tha se në lidhje me reformën zgjedhore, opozita duhet të mos ketë listë dëshirash por kërkesa që janë të pranuara edhe nga ndërkombëtarët.

Ilir Meta konfereca111

Lexo Edhe:

Çfarë do i këshillonit ju zotit Basha për topin që ambasadorja amerikane i ka lënë në derë dhe a keni folur me zotin Basha keto orë të ethshme negociatash?

Meta: Mesazhi im për opozitën ka qenë ky: Gjithcka për konsensus, që kur u shkatërrrua në mënyrë të paligjshme tatri ka qenë mos bini pre e provokimit të radhës për tu larguar nga tryeza e reformës.

Mesazhi tjetër mos paraqisni një tjetër listë dëshirash por qëndroni qartë tek ato elementë bazikë për të cilat do keni përkrahje të partnerëve ndërkombërtarë dhe miqve që janë vërtet të shqetësuar e kërkojnë zgjidhje.

Mesazhi më i fundit sot është ky që duhet të kuptojnë se qasja e re e metodologjisë së zgjerimit të BE pas rrëzimit francez e kërkesës franceze e rrezikon jo vetëm prespektivën e shpejtë të celjes së negociatave por edhe këto arritje formale që kemi deri tani se asgjë nuk është më e sigurt se nëse Shqipëria bën hapa mbrapa humbet shumë nga këto mundësi që ka fituar deri tani në këtë proces.

Apeloj të gjithëve jo vetëm të mos humbasin cfare kemi fituar, sa më shpejt Shqipëria në BE që më shumë shqiptarë do kthehen në vendin tonë”.

Kreu i shtetit tha se ka pasur bisede zyrtare telefonike me kreun e PD kete te premte ku i ka dhene edhe nje mesazh.

Meta: Kam patur telefonatë zyrtare me bashën këtë paradite e kërkuar prej tij, edhe kaq mund të them asgjë tjetër më shumë por kjo ka qenë zyrtare mesazhi im është jepuni shqiptarëve atë që drejtë që u takonkqë e kemi detyrim të gjithë që të kenë besim te zgjehdjet e demokracia, mos i intimidojni më as me arrogancë e as hezitime, të gjithë duhet të tregojnë besim te demokracia dhe ajo fillon te vota dhe zgjedhjet e lira.

Qëndrimi im për sistemin dihet që në 2008, kur u bënë ndryshimet kushtetuese, kur kam qenë në pozitë aspak komode si politika, në 2005 e që kam marrë pjesë në zgjedhje i luftuar nga dy partitë kryesore në atë kohë edhe nëse isha kryetrar i një partie që e krijova vetë me emrin tim, dhe shumë kolegë, nuk e kamë vënë emrin tim në listën e proporcionalit por vetëm në maxhoritarë se duhet të kemi besim te demokracia dhe duhet të japim shembullin e besimni, askush nuk duhet të ketë frikë nga humbja, Çërcilli fitoi luftën e dytë botërore, humbi zgjedhjet, por përsëri u rikthye, dha shembull të shkëlqyer se si duhet të jemi të përulur para votës së lirë të qytetarëve tanë”.