Tejkaloi në vijë të plotë- Shoferi në Ferizaj me 200 euro, dy pikë negative dhe tre muaj masë mbrojtëse - Gazeta Express
string(101) "tejkaloi-ne-vije-te-plote-shoferi-ne-ferizaj-me-200-euro-dy-pike-negative-dhe-tre-muaj-mase-mbrojtese"

Lajme

Gazeta Express

16/04/2024 12:28

Tejkaloi në vijë të plotë- Shoferi në Ferizaj me 200 euro, dy pikë negative dhe tre muaj masë mbrojtëse

Lajme

Gazeta Express

16/04/2024 12:28

Një shofer i moshës 60 vjeçare është gjobitur me 200 euro, dy pikë negative dhe 3 muaj masë mbrotjëse pasi tejkaloi në vijë të plotë.

“Policia e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj sot rreth orës 09:05 në rrugën magjistrale Ferizaj-Kaçanik, saktësisht në Fshatin e Vjetër të Ferizajt ka ndaluar shoferin SH.Ç (M/K) i moshës 60 vjeçar,  i cili me veturë ka bërë tejkalimin në vijë të plotë. Ndaj tij policia i ka shqiptuar një gjobë kundërvajtëse prej dyqind (200) euro, dy (2) pikë negative, dhe për tre (3) muaj masë mbrojtëse, heqje e patentë shoferit.”

Lexo Edhe:

Policia Rajonale e Ferizajt thotë se do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelojmë tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacion, të mos bëjnë tejkalim në vijë të plotë.