Të udhëheqësh me efikasitet burimet Njerëzore në Kosovë Shqipëri dhe Ballkan - Gazeta Express
string(76) "te-udheheqesh-me-efikasitet-burimet-njerezore-ne-kosove-shqiperi-dhe-ballkan"

Lajme

Gazeta Express

27/11/2020 14:55

Të udhëheqësh me efikasitet burimet Njerëzore në Kosovë Shqipëri dhe Ballkan

Lajme

Gazeta Express

27/11/2020 14:55

Të jesh një kompani ndërkombëtare është një sfidë më vetë në kohë pandemie. Grupi Balfin operon në 7 shtete të ndryshme dhe ka rreth 6’000 punonjës.  Pandemia e ka bërë më të vështirë menaxhimin, ku shtrirja gjeografike ka nevojë përshtatje të ndryshme sipas specifikave të secilit shtet.

Grupi po ndjek me vëmendje situatën dhe zhvillimin e pandemisë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Bosnje Hercegovinë, Malin e Zi, Austri dhe të gjitha vendet e tjera ku është i pranishëm apo ka marrëdhënie biznesi.

Lexo Edhe:

Reagimi i shpejtë dhe marrja e masave të duhura është jetike për të mbrojtur shëndetin e punonjësve, klientëve dhe partnerëve. Por me gjithë vështirësitë, Grupi ia ka dalë që deri tani të ruajë vendet e punës për të gjithë punonjësit.

Elvin Nosi, Drejtor i Burimeve Njerëzore i Grupit BALFIN, pohon se muajt e parë të pandemisë shërbyen si provë për stafin, kur puna nga shtëpia ishte ende e pa eksploruar masivisht, por vetëm për pak pozicione.

 “Për disa pozicione të caktuara, në funksione të tilla si IT apo Komunikimet, puna nga shtëpia praktikohet me gjerë, ku rreth 40 – 50% të stafit punojnë me rotacion nga shtëpia. Këto përvoja të zgjeruara të punës nga shtëpia na kanë shërbyer për të nxjerrë në pah problematika të mundshme që lidhen me infrastrukturën teknike dhe angazhimin në punë, të cilat adresohen rast pas rasti nga strukturat përkatëse. Nisur edhe nga kjo situatë, ne jemi duke investuar në përmirësimin e infrastrukturës sonë teknologjike, për të mundësuar punën në distancë për disa pozicione” – tregon ai.

Nuk kanë munguar masat as në Kosovë, ku Balfin është i pranishëm me Jumbo, Neptun dhe Newco Ferronikeli L.L.C.

 “Funksionalizmi i Task Forcës Anticovid brenda menaxhmentit  të NewCo Feroonikeli Complex L.L.C ka mundësuar një përgjigje të shpejtë dhe parandaluese, përgjigje e cila ka rezultuar me parandalim shembullor te infeksioneve brenda kompanisë. Masat e ndërmarra kane rezultuar në përcjelljen e rasteve potenciale, izolimin e rasteve të reja, furnizimin e rregullt me materiale dezinfektuese, dezinfektimin e rregullt, kontrollin e shtuar ndaj punonjësve me probleme kronike shëndetësore dhe ata në moshë mbi 60 vjeç. Kemi një plan vjetor zhvillimor proaktiv kundrejt vazhdimit te masave parnadulese ndaj covid-19 dhe një fokusim në ruajten e shëndetit të punonjesve tanë përgjatë tërë vitit 2021” – u shpreh Lerta Berisha, Menaxhere e Burimeve Njerëzore pranë Newco Ferronikeli.

Që nga 13 marsi kur në vendin tone u shfaqen rastet e para, kemi marrë masat e nevojshme për mbrojtjen e stafit nga Covid 19 dhe të gjitha masat janë marrë sipas protokollit shtetëror. I gjithë stafi është pajisur me maska, doreza, dezinfektant, të gjitha hapësirat dezinfektohen në mënyrë te rregullt. Në baza shumë të shpeshta i gjithë stafi rikujtohet mbi masat që duhet të merren, siç është: mbajtja e maskës, mbajtja e distancës, pastrimi i duarve, etj! Pastaj trajtimet për personat e prekur përcillen sipas protokolleve, kontaktohen personat në baza të rregullta, dhe nëse është nevoja e ndonjë ndihme eventuale jemi te gatshëm ta ofrojmë!” – thekson Valon Osmani, Drejtori i Burimeve Njerëzore i Neptun Kosovës.

 “Ne kemi marrë masa të distancës dhe komunikimit minimal të punonjësve mes tyre, dezinfektimin e kohë pas kohshëm të hapsirave të punës, dhe dezinfektimin e përditshëm te mjeteve të punës dhe shportave të blerjes për klientët të cilët per ne gjithashtu kanë shumë rëndësi. Në të njejtën kohë të gjitha rastet e dyshuara apo aktive të punonjësve po i trajtojmë me shumë përkushtim, kujdes dhe shpejtësi në mënyrë që të ketë sa më pak përhapje të rasteve pozitive me COVID-19 dhe deri tani numërojmë numër të vogël të të infektuarve në kompani. Në planet tona për vitin 2021 është gjithashtu zgjerimi i mëtejshëm i kompanisë, me një dyqan të ri në Kosovë, ku rëndësi të madhe ka rekrutimi i stafit të duhur, proces ky i cili pason me trajnimin e tyre, për t’i bërë të gatshëm të përballen me kërkesat e kompanisë dhe të tregut në të cilin do të operojnë”  – thotë Learta Kusari – Menaxhere e Burimeve Njerëzore, Jumbo Kosovë.

Grupi po përshtatet rast pas rasti edhe me masat e marra nga qeveritë në shtetet e ndryshme, por me një qasje poraktive, duke qëndruar në pararojë të situatës në dobi të shëndetit të punonjësve.

Në Jumbo Mali i Zi, që nga fillimi i infeksionit COVID-19 në Mars, ne kemi zbatuar masa të rrepta për të mbrojtur punonjësit tanë. Kontaktet shoqërore ndërmjet punonjësve mbahen në minimum. Të gjithë punonjësit i kemi udhëzuan të qëndrojnë në shtëpi që në simptomën e parë të virusit dhe të testohen. Inspektimet e institucioneve shtetërore ishin shumë të rrepta dhe të shpeshta, por ne nuk bëmë asnjë gabim të vetëm në zbatimin e masave antivirus të miratuara nga qeveria. Tani jemi njohur nga inspektimi si një kompani që ndjek të gjitha standardet. Ne jemi një nga kompanitë e pakta në Malin e Zi që, pavarësisht nga pandemia, nuk e uli numrin e të punësuarve. Në kohën e mbylljes së të gjitha dyqaneve, ne filluam shitjet në internet, të cilat funksionuan shumë mirë për ne që nga fillimi. Vitin e ardhshëm, ne planifikojmë të hapim një dyqan të ri që do të ketë rreth 40 punonjës dhe do të trajnohen për të punuar dhe standardet e kërkuara për të punuar në Jumbo”. – shprehet Miloš PIŽURICA, Drejtor Dyqani i Jumbo në Malin e Zi.

Edhe në Bosnje Hercegovinë, ku Balfin është i pranishëm me Jumbo, masat janë marrë me të njëjtin rigorozitet.     

Përveç të gjitha masave që kemi marrë për punonjësit tanë, për të qenë të gjithë të sigurt edhe klientëve u kërkohet të mbajnë maska ​​mbrojtëse, të dezinfektojnë këpucët dhe duart kur hyjnë në dyqan. Një nga momentet më të vështira për ne ishte karantina totale. Por me krenari mund të themi se të gjitha masat e marra deri më tani na dhanë rezultate të mira, me një numër të ulët të punonjësve të infektuar. Ne jemi të përqendruar te kapërcimi pozitiv i situatës, shpresojmë që situata me Covid-19 së shpejti do të përmirësohet dhe ne u drejtohemi punonjësve tanë me një perceptim të tillë. Jemi të sigurt që ditët më të këqija janë prapa nesh dhe po presim me padurim që kompania të vazhdojë historinë tonë të suksesit” – thotë Samra DORTBUCUK, Menaxhere e Burimeve Njerëzore e Jumbo në Bosnje dhe Hercegovinë.

Zhvillime pozitive nga Maqedonia e Veriut

Ana Kostovska, menaxhere e burimeve njerëzore në “Neptun” Maqedoni, mori çmimin “menaxherja më e mirë i burimeve njerëzore 2019” në çmimet e HR e organizuar nga Asociacioni i burimeve njerëzore të Maqedonisë. Çmimi është një tjetër mirënjohje e politikave të kompanisë, e cila është pjesë e grupit.

“Mirënjohjen që marr tani, e konsideroj për besim se do të kontribuoj edhe më shumë. Jam e lumtur që jam pjesë e Grupit “Balfin”, që i kushton vëmendje të veçantë punonjësve të saj, si ana kryesore dhe më e fortë e tij, diçka që e çon përpara në të gjitha vendet në të cilat operon, në vendin tonë, Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, Bosnjë dhe Hercegovinë, Austri dhe Holandë” – u shpreh ajo.

Në Maqedoninë e Veriut, Grupi Balfin është prezent me “Neptun” dhe “Skopje East Gate”.

 “Për të qenë pjesë e “Neptun” dhe për të qenë të suksesshëm, punonjësit duhet të kenë dëshirë të mësojnë, të jenë të sinqertë, pozitiv, punëtorë, të përfshihen në mënyrë aktive në aktivitetet ekipore, të tregojnë vetë-iniciativë dhe motivim. – thotë Aneta Dudanova, specialiste rekrutimi në “Neptun” Maqedoni”.

“Neptun” aktualisht numëron 386 të punësuar në Maqedoninë e Veriut.

“Ne investojmë vazhdimisht në edukimin e punonjësve, si në aspektin e shkathtësive teknike dhe të buta, ashtu edhe në aktivitetet team-building. Ne kemi një numër të madh të ekipeve që janë shpërndarë në vende të ndryshme në të gjithë Maqedoninë dhe këto aktivitete janë një shans për punonjësit që të njoftohen, të shkëmbejnë ide dhe mendime dhe të ndihmojnë njëri-tjetrin në tejkalimin e problemeve” – thotë Dudanova.

“Skopje East Gate” është kompania tjetër e Maqedonisë që është pjesë e Grupit “Balfin”. Kjo është një kompani në rritje që udhëheq me pronën e patundshme në suaza të projektit multifunksional “Skopje East Gate” (SEG), i cili përbëhet nga një qendër tregtare, një kompleks banimi dhe një qendër biznesi. Pritet që ky projekt të vendos standarde të reja për shoping, jetesë dhe biznes në Shkup dhe të bëhet një simbol i ri i qytetit.

– Ekipi ynë ka të njëjtat atribute si projekti – serioz, ambicioz, këmbëngulës, dinamik dhe këto janë karakteristikat që janë të përbashkëta për të gjithë punonjësit. Çdo individ ka një kontribut jashtëzakonisht të rëndësishëm dhe mban përgjegjësi personale në realizimin e projektit investues me buxhet të lartë, i cili është gjithashtu investimi më i madh privat në një kompleks ndërtimi me përdorim të shumëfishtë. Në përzgjedhjen e kandidatëve, ne udhëhiqemi nga motoja se punonjësit janë bartës për zhvillimin e kompanisë dhe drejtuesit e biznesit. – thotë Suzana Ristova-Veliçkovska, drejtor financiar në SEG.

SEG në fazën e parë të realizimit, ndërtimin e qendrës tregtare, ka 33 të punësuar. 50 vende të reja pune priten kur të hapet dhe të fillojë ndërtimi i kompleksit të banimit dhe qendrës së biznesit.

Grupi BALFIN, është një nga grupet më të rëndësishme dhe më të suksesshme të investimeve në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Gjeografikisht, BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Holandë, duke punësuar afërsisht 6,000 njerëz. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të paluajtshme, shitjes me pakicë, industrisë minerare, bankave, turizmit, energjisë, logjistikës, etj.

Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të vazhdueshme dhe ka një ndikim pozitiv në komunitetet fqinje përmes zhvillimit ekonomik, rritjes së punësimit dhe investimeve sociale.