Të shtunën ndeshja vendimtare, Ponte Prizreni synon qëndrimin në Superligë - Gazeta Express
string(73) "te-shtunen-ndeshja-vendimtare-ponte-prizreni-synon-qendrimin-ne-superlige"

Sport

Gazeta Express

07/04/2023 16:24

Të shtunën ndeshja vendimtare, Ponte Prizreni synon qëndrimin në Superligë

Sport

Gazeta Express

07/04/2023 16:24

Të shtunën zhvillohet dueli i dytë ndërmjet Ponte Prizrenit dhe Boras.

Këto dy skuadra përballen në “Play-out”, ku ndeshjen e parë e fituan prizrenasit bindshëm 86:123 dhe janë favoritë për të siguruar Superligën për edicionin, pasi fituesi përcaktohet nga dy ndeshjet.

Prizrenasit kishin përfunduar në vendin e shtatë të Prince Caffe Superligës, ndërkohë Bora ishte finaliste e Ligës së Parë, ndërkohë që kishte fituar edhe Kupën e Ligës së Parë.

Takimi zhvillohet të shtunën nga ora 20:30 në Therandë. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement