Të shtëna me armë zjarri në “Astir”, raportohet për një person të plagosur - Gazeta Express
string(71) "te-shtena-me-arme-zjarri-ne-astir-raportohet-per-nje-person-te-plagosur"

Të shtëna me armë zjarri në “Astir”, raportohet për një person të plagosur

Gazeta Express

20/09/2020 18:18

Të shtëna më armë zjarri janë raportuar në zonën e “Astirit” në Tiranë.

Sipas informacioneve paraprake bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti.

Lexo Edhe:

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të plagosjes.

Njoftimi i policisë

Më datë 20.09.2020, rreth orës 17:45, në Unazë të Re, pranë një lokali, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, dyshohet se është plagosur me armë zjarri pistoletë në këmbë shtetasi S.B., 45 vjeç, i cili u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ka rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj për kapjen e autorit, i cili menjeherë pas plagosjes është larguar nga vendngjarja .

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe fiksimin e çdo prove materiale që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorëve.

 ndërkohë që janë marrë në komisariat si dëshmitarë edhe 4 persona të tjerë.

Mo