Të shtëna me armë zjarri drejt FNSH dhe forcave “Shqiponja”, autori ishte me makinë. U plagosën dy kalimtarë - Gazeta Express
string(104) "te-shtena-me-arme-zjarri-drejt-fnsh-dhe-forcave-shqiponja-autori-ishte-me-makine-u-plagosen-dy-kalimtare"

Të shtëna me armë zjarri drejt FNSH dhe forcave “Shqiponja”, autori ishte me makinë. U plagosën dy kalimtarë

Gazeta Express

24/09/2020 13:58

Të shtëna me armë janë raportuar në Elbasan. Sipas burimeve të “Panoramës” një automjet ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të efektivëve të policisë.

1Lagjia 5 maj ne Elbasan

Mësohet se të shtënat kanë qenë në drejtim të FNSH dhe të makinës së forcave “Shqiponja” të cilat kanë qenë duke patrulluar në lagjen “5 maji”.

Lexo Edhe:

Policia njofton se si pasojë e të shtënave me armë janë plagosur dy kalimtarë të rastit.

Dëshmitarë në vendin e ngjarjes thonë se janë dëgjuar më shumë se dy të shtëna me pistoletë.

Policia ka rrethuar zonën dhe është në kërkim të mjetit, i cili pasi ka qëlluar është larguar nga rruga e spitalit të qytetit të Elbasanit.

Lagjia 5 maj ne Elbasan
1Lagjia 5 maj ne Elbasan
1Lagjia 5 maj ne Elbasan1