Të shtëna me armë në Kaçanik, ndalohet një 26-vjeçar - Gazeta Express
string(51) "te-shtena-me-arme-ne-kacanik-ndalohet-nje-26-vjecar"

Lajme

Gazeta Express

27/04/2026 7:51

Të shtëna me armë në Kaçanik, ndalohet një 26-vjeçar

Lajme

Gazeta Express

27/04/2026 7:51

Gjatë mbrëmjes së djeshme rreth orës 20:15, stacioni policor në Kaçanik ka pranuar një informatë se në fshatin Bajnicë të Kaçanikut ka pasur të shtëna me armë të zjarrit.

Lidhur më këtë, njësitet reaguese dhe të hetimeve kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku dyshohej se persona të panjohur, me një veturë të tipit xhip me ngjyrë të zezë dhe targa vendore, kishin shkuar në thellësi të malit në fshatin Bajnicë dhe kishin shkrepur armë zjarri, të tipit AK-47, rreth dy karikatorë në ajër.

Sipas informative njësiti i hetimeve të stacionit policor në Kaçanik pasi ka kryer shikimin e vendit të ngjarjes, ka gjetur 49 gëzhoja, më pas ka arritur të lokalizoj edhe veturën e dyshuar, e cila është gjetur në parkingun e një autoservisi.

Pas hetimeve është identifikuar i dyshuari me inicialet E.S (26 vjeç), tek i cili është sekuestruar një armë zjarri, pushkë automatike e tipit AK-47, si dhe 35 fishekë.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Kaçanik dhe është intervistuar dhe me vendim të prokurorit të shtetit, është iniciuar rasti “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Advertisement
Advertisement
Advertisement