Kurti pyetet për mungesën e kryetarit të Mitrovicës së Veriut në përurimin e objektit të ri të Ministrisë së Bujqësisë, ja çfarë thotë - Gazeta Express
string(133) "kurti-pyetet-per-mungesen-e-kryetarit-te-mitrovices-se-veriut-ne-perurimin-e-objektit-te-ri-te-ministrise-se-bujqesise-ja-cfare-thote"

Lajme

Gazeta Express

27/04/2026 9:06

Kurti pyetet për mungesën e kryetarit të Mitrovicës së Veriut në përurimin e objektit të ri të Ministrisë së Bujqësisë, ja çfarë thotë

Lajme

Gazeta Express

27/04/2026 9:06

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Bujqësisë, Aramend Muja, kanë bërë përurimin e objektit të ri të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në veri të Mitrovicës.

Në këtë objekt është vendosur Drejtoria Rajonale e Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë dhe Drejtoria Rajonale e Agjencisë Pyjore të Kosovës, të cilat deri më tani kanë operuar në objekte me qira.

Kurti u pyet nga mediat serbe se pse nuk ishte prezent edhe kryetari i Mitrovicës së Veriut.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve, Kurti deklaroi se kryetarët e komunave janë shtresa e lartë e qytetarëve.

Kurti tha se “diskriminimit i ka ardhë fundi…I falënderoj të gjithë që kontribuuat që sot ta kemi këtë ditë, që ofron gjithpërfshirje”, u shpreh Kurti.

Të pranishëm në këtë hapje ishin edhe ministrat Armend Muja, Xhelal Sveçla e Elbert Krasniqi si dhe, kryetari i Mitrovicës së Jugut, Faton Peci.

Advertisement
Advertisement
Advertisement