Arrestohen pesë të dyshuar në Gjilan, depërtuan me forcë në një shtëpi – vodhën gjësende të ndryshme - Gazeta Express
string(97) "arrestohen-pese-te-dyshuar-ne-gjilan-depertuan-me-force-ne-nje-shtepi-vodhen-gjesende-te-ndryshme"

Lajme

Gazeta Express

27/04/2026 8:51

Arrestohen pesë të dyshuar në Gjilan, depërtuan me forcë në një shtëpi – vodhën gjësende të ndryshme

Lajme

Gazeta Express

27/04/2026 8:51

Pesë persona të dyshuar janë arrestuar në Gjilan nga Policia e Kosovës.

Të njëjtit dyshohet se ditë më parë kishin depërtuar me forcë në shtëpinë e viktimës mashkull kosovar, ku kishin vjedhur gjësende të ndryshme.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë, gjësendet me vlerë i janë kthyer pronarit, ndërsa me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë:

Gjilan / 26.04.2026 – 11:23. Janë identifikuar dhe arrestuar pesë të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që ditë më parë dyshohet se kishin depërtuar me forcë në shtëpinë e viktimës mashkull kosovar, ku kishin vjedhur gjësende të ndryshme. Gjësendet e vjedhura i janë kthyer pronarit, ndërsa me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Advertisement
Advertisement
Advertisement