Të hënën fillon afati kalimtar në basketboll - Gazeta Express
string(44) "te-henen-fillon-afati-kalimtar-ne-basketboll"

Basketboll

Gazeta Express

19/12/2021 13:42

Të hënën fillon afati kalimtar në basketboll

Basketboll

Gazeta Express

19/12/2021 13:42

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka njoftuar, afati kalimtar për lojtarë vendorë dhe të huaj, fillon më 20 dhjetor (e hënë), ndërsa do të përfundojë më 30 dhjetor në ora 16:00.

Kjo është bërë e ditur nga Federata e Basketbollit e Kosovës përmes një komunikate për media.

Lexo Edhe:

“Të gjitha transferimet e lojtarëve/eve duhet të paraqiten në postën elektronike, duke respektuar procedurat e afatit kalimtar”, thuhet ndër tjera në njoftim.

Klubet kanë mundësi të bëjnë transferimet brenda afatit kalimtar, që nuk pritet të jenë të pakta, varësisht nga synimet që kanë, ndërsa në stinorin pranveror pritet një garë shumë interesante dhe rivalizuese.