Denis Shapovalov e humbi toruan gjatë disfatës kundër Rafael Nadalit në çerekfinale të Australian Open, duke e akuzuar gjyqtarin për korrupsion.
Nadali tregoi edhe një herë shpirt të madh luftarak, i cili e ka karakterizuar karrierën e tij, për t’i tejkaluar telashet fizike dhe për ta mposhtur Shapovalovin në çerekfinale të Australian Open të martën, raporton Gazeta Express.
Tenisti spanjoll fitoi 6-3 6-4 4-6 3-6 6-3 kundër kanadezit, pavarësisht se u përballë me telashe fizike në setin e katërt.
Por një çast në veçanti i bëri të gjithë të flasin, pasi Shapovalov u zemërua me vonesat e Nadalit gjatë shërbimit të tij.
Në fillim të setit të dytë, kanadezi u ngop me trajtimin e veçantë që po i bëhej kundërshtarit të tij dhe iu drejtua gjyqtarit Carlos Bernardes: “Jeni duke e shikuar orën goxha gjatë dhe ai ende nuk është gati për të luajtur”.
“Duhet ta ndëshkoni atë”, shtoi ai.
Por Bernardes nuk ia vuri veshin fare Shapovalovit dhe theksoi: “Ai (Nadal) nuk është gati të luajë”.
Nadal, i cili titullin e vetëm në Melbourne e kishte fituar më 2009, pati nevojë për ilaçe për t’i ndalur dhimbjet e stomakut.
34-vjeçari do të përballet me Matteo Berrettini apo Gael Monfils në gjysmëfinale.
?️ "You guys are all corrupt!"
— Wide World of Sports (@wwos) January 25, 2022
Denis Shapovalov has unloaded on the chair umpire in a stunning outburst on Rod Laver arena. ??#AusOpen – Live on Channel 9 and 9Now pic.twitter.com/BUdTxut1Fc
Dashamirës të kuzhinës italiane në Prishtinë, përgatituni për të shijuar pasta, pica dhe sallata të shijshme, pasi Vapiano është...