“Të gjitha vendvotimet në Tetovë janë hapur me kohë” – Dauti: Në rast parregullsie, do të intervenojmë - Gazeta Express
string(96) "te-gjitha-vendvotimet-ne-tetove-jane-hapur-me-kohe-dauti-ne-rast-parregullsie-do-te-intervenojme"

“Të gjitha vendvotimet në Tetovë janë hapur me kohë” – Dauti: Në rast parregullsie, do të intervenojmë

Maqedoni

Gazeta Express

24/04/2024 10:00

Nazmi Dauti nga Komisioni Komunal Zgjedhor i Tetovës tha se nuk janë shfaqur parregullsi në 117 vendvotimet që janë në kuadër të këtij komisioni, qendrat janë hapur në kohë, ndërkohë tha se nëse gjatë ditës qytetarët hasin në probleme teknike, do të intervenojnë menjëherë.

“Të gjitha 117 vendvotimet që janë në kuadër të Komisionit Komunal Zgjedhor të Tetovës janë hapur në kohë, nuk kemi pasur asnjë problem të paraqitur nga ana e Këshillave Zgjedhor por edhe nëse  paraqitet ndonjë problem teknik, ne si Komision Komunal Zgjedhor së bashku me persona të IT-së të angazhuar nga KSHZ do të intervenojmë”, tha Dauti

Lexo Edhe: