Takimi i thirrur nga Haxhiu pas vrasjes së dy grave, Drejtori i Policisë arrin te Ministria e Drejtësisë - Gazeta Express
string(103) "takimi-i-thirrur-nga-haxhiu-pas-vrasjes-se-dy-grave-drejtori-i-policise-arrin-te-ministria-e-drejtesise"

Lajme

Gazeta Express

16/04/2024 14:37

Takimi i thirrur nga Haxhiu pas vrasjes së dy grave, Drejtori i Policisë arrin te Ministria e Drejtësisë

Lajme

Gazeta Express

16/04/2024 14:37

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka arritur te objekti i Ministrisë së Drejtësisë për takimin e thirrur nga Ministrja Albulena Haxhiu, pas dy vrasjeve të fundit të grave, raporton Express.

Ekipi i T7 ndodhet te objekti i Ministrisë prej ku ka dërguar fotografi nga arritja e Hoxhës, derisa raporton se ftesës për takim i është përgjigjur edhe Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Lexo Edhe:

Përveç Hoxhës e Sveçlës, në këtë takim pritet të marrin pjesë edhe Kryesuesi i Këshillit Prokurorial, Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor dhe ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit.

Ndryshe, një vrasje ka ndodhur sot në mëngjes në Pejë, ku Gjyljeta Ukelli dyshohet se është vrarë nga bashkëshorti.

Rastin e vrasjes së sotme për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi.

“Kryeprokurori dhje Prokurori i krimeve të rënda së bashku me të gjitha njësitet policore relevante janë në vendin e ngjarjes ku dyshohet se bashkëshorti e ka vrarë gruan e tij. I dyshuari është arrestuar dhe i është sekuestruar arma, ndërsa në vendin e ngjarjes janë duke u kryer të gjitha hetimet e nevojshme. Jemi në pritje të ekipit të mjekësisë ligjore për të marrë trupin e pajetë”, ka thënë Nikçi për Express.

Një grua është vrarë edhe të premten, në Ferizaj. I dyshuar për vrasjen e saj është ish-bashkëshorti i saj.