Takimi i partive të djathta në SHBA, Basha: Diskutuam mbi forcimin e demokracisë dhe luftën ndaj korrupsionit - Gazeta Express
string(107) "takimi-i-partive-te-djathta-ne-shba-basha-diskutuam-mbi-forcimin-e-demokracise-dhe-luften-ndaj-korrupsionit"

Shqiperi

Gazeta Express

07/12/2022 18:28

Takimi i partive të djathta në SHBA, Basha: Diskutuam mbi forcimin e demokracisë dhe luftën ndaj korrupsionit

Shqiperi

Gazeta Express

07/12/2022 18:28

Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ndodhet në SHBA, ku është ftuar për forumin e unionit nderkombetarë demokrat, i cili ka nisur një ditë më parë.

Në këtë forum marrin pjesë personalitet të së djathtës nga e mbarë bota. Në përmjet një postimi të bërë në Facebook, Basha ka bërë me dije ka zhvilluar një takim me Presidentin e Institutit Ndërkombëtar Republikan, Daniel Twining, në Washington.

Lexo Edhe:

Basha thekson se ka diskutuar gjerësisht mbi situatën në Shqipëri, domosdoshmërinë e forcimit të demokracisë, shtetit të së drejtës, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Takim shumë i frytshëm me Presidentin e Institutit Ndërkombëtar Republikan Daniel Twining në selinë e IRI në Washington. Diskutuam gjerësisht mbi situatën në Shqipëri, domosdoshmërinë e forcimit të demokracisë, shtetit të së drejtës, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ramë dakord për intensifikimin e bashkëpunimit në mënyrë që vlerat Euro-Atlantike të jenë udhërrëfyes për ndërtimin e një qeverisje dhe shteti në shërbim të qytetarëve dhe jo një grupi individësh”, shkruan Basha./Gazeta Express