Tahiri: U rrëzuan të gjitha amendamentet e dëmshme për Kosovën - Gazeta Express
string(61) "tahiri-u-rrezuan-te-gjitha-amendamentet-e-demshme-per-kosoven"

Lajme

Gazeta Express

16/04/2024 14:46

Tahiri: U rrëzuan të gjitha amendamentet e dëmshme për Kosovën

Lajme

Gazeta Express

16/04/2024 14:46

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Besnik Tahiri, tha se Komiteti për Çështje Politike dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka rrëzuar të gjitha amendamentet e dëmshme për Kosovën, që janë paraqitur nga deputetë të ndryshëm për raportin e raportueses Dora Bakoyannis.

Ai tha se debati do të fillon rreth orës 16:30.

Lexo Edhe:

Ndryshe Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës sot me 2/3 e votave të të gjithë deputetëve të pranishëm nga të gjitha shtetet anëtare, do të votojë rekomandimin për Këshillin Ministror për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës.

Një votim i suksesshëm do të hapte rrugën për hapin final, vendimin e Këshillit Ministror, i cili mundësinë e parë për ta vendosur në agjendë anëtarësimin e Kosovës do ta kishte më 16 maj, kur Këshilli i Evropës shënon 75-vjetorin e themelimit. /RTK