Tahiri: Kultura e dhunës në pushtet e ushqen dhunën në shoqëri - Gazeta Express
string(61) "tahiri-kultura-e-dhunes-ne-pushtet-e-ushqen-dhunen-ne-shoqeri"

Tahiri: Kultura e dhunës në pushtet e ushqen dhunën në shoqëri

Lajme

Gazeta Express

16/04/2024 13:59

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se në vitin 2023 ka pasur rritje për 40 për qind të vrasjeve në Kosovë.

Në postimin e bërë në Facebook, Tahiri ka thënë se kultura e dhunës në pushtet e ushqen dhunën në shoqëri.

Lexo Edhe:

“Në pushtet e kemi një kryeministër dhe një ministër të brendshëm që deri dje e kanë sulmuar dhunshëm Policinë”, ka shkruar ai mes tjerash në Facebook.

Komiteti për Politikë i KiE-së rrëzon amendamentet e propozuara nga Serbia e që anëtarësimi i Kosovës të kushtëzohet me themelimin…

Postimi i plotë:

Kriminelët kanë marrë zemër!

Në vitin 2023 patëm rritje 40% të numrit të vrasjeve në Kosovë. Brenda tri ditëve, dy gra u vranë në Kosovë.

Kultura e dhunës në pushtet e ushqen dhunën në shoqëri.

Në pushtet e kemi një kryeministër dhe një ministër të brendshëm që deri dje e kanë sulmuar dhunshëm Policinë.

Në pushtet e kemi një kryeministër dhe një ministre të drejtësisë që vazhdimisht i sulmojnë prokurorinë dhe gjykatat.

Kjo është nxitje për kriminelët. Pse duhet t’i frikësohet një kriminel organeve të rendit dhe të drejtësisë kur vetë kryeministri i sulmon ato?!

Pushteti dhe mendësia e tij e dhunës duhet të ndryshojë për të ndryshuar realiteti shoqëror.