Tahiri: I kemi 2/3 të votave në Asamblenë Parlamentare - Gazeta Express
string(53) "tahiri-i-kemi-2-3-te-votave-ne-asamblene-parlamentare"

Lajme

Gazeta Express

16/04/2024 10:20

Tahiri: I kemi 2/3 të votave në Asamblenë Parlamentare

Lajme

Gazeta Express

16/04/2024 10:20

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Besnik Tahiri ka shkruar lidhur me procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës, ku sot do të jetë në rend dite të Asamblesë Parlamentare të KiE-së.

Tahiri në një postim në Facebook bën të ditur se në të dy takimet në Komiteteve, në atë për Barazi dhe mosdiskriminim dhe në Komitetin për Çështje Ligjore dhe Drejta të Njeriut diskutimet dhe votimet treguan se shumica dërmuese janë në anën tonë.

Lexo Edhe:

Votim i rëndësishëm për procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës – a do t’i kemi sot votat e mjaftueshme në Asamblenë Parlamentare

“Në të parin votimi ishte i qartë, 30 vota ishin për, 2 kundër dhe 4 abstenime ndërsa në të dytin, në Legal 23 vota për dhe 3 kundër. Ky trend i votimit tregon saktë se 2/3 e votave janë reale për votimin e sotshëm. Për pak do të kemi edhe një betejë atë të mos votimit të 16 amendamenteve, shumica të iniciuara nga Delegacioni Serb.

Gjatë diskutimeve theksova se Kosova i plotëson standardet dhe kushtet. Këtë e kanë thënë tashme Juristët Eminent dhe te tri raportueset. Anëtarësimi i Kosovës i hapë rrugë edhe minoriteteve për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre. Është WIN-WIN, fitore e të gjithëve”, shkruan Tahiri.