Tahiri: Gjoba deri në 8 mijë euro për qytetarët dhe bizneset që nuk i respektojnë urdhrat për koronavirusin - Gazeta Express
string(105) "tahiri-gjoba-deri-ne-8-mije-euro-per-qytetaret-dhe-bizneset-qe-nuk-respektojne-udherat-per-koronavirusin1"

Tahiri: Gjoba deri në 8 mijë euro për qytetarët dhe bizneset që nuk i respektojnë urdhrat për koronavirusin

Gazeta Express

07/04/2020 14:54

Drejtori i Inspeksionit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri, ka bërë të ditur se personat dhe bizneset që nuk i respektojnë urdhrat në kuadër të masave për parandalimin e virusit COVID-19 do të gjobiten me të holla

Tahiri ka shkruar në Facebook se Komuna e Prishtinës ka pranuar qarkoren informative nga niveli qendror, lidhur me gjobat për mosrespektim të urdhrave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Lexo Edhe:

“Sot kemi pranuar qarkoren informative nga niveli qendror, lidhur me gjobat për mosrespektim të Urdhëresave dhe Vendimeve në kuadër të masave për parandalimin e shpërndarjes së virusit. Sipas nenit 53.1 të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve ngjitëse, gjobat janë si në vijim: 1000-2000€ – për person fizik; 3000-8000€ – për person juridik”, ka shkruar Tahiri.

Ai ka shtuar se nuk do të ketë kohë për vërejtje, diskutim e as mirëkuptim për personat që nuk i zbatojnë urdhrat. /GazetaExpress/