Taekwondistët kosovarë bënë paraqitje pozitive në Botërorin e Juniorëve - Gazeta Express
string(71) "taekwondistet-kosovare-bene-paraqitje-pozitive-ne-boterorin-e-junioreve"

Sporte tjera

Gazeta Express

10/08/2022 8:49

Taekwondistët kosovarë bënë paraqitje pozitive në Botërorin e Juniorëve

Sporte tjera

Gazeta Express

10/08/2022 8:49

Dy taekwondistët e rinj kosovarë, Mal Sahiti dhe Sylejman Vizdiklar kanë arritur sukses në Kampionatin Botëror për Juniorë, të mbajtur prej 2 deri më 7 gusht 2022 në Sofje të Bullgarisë.

Sahiti dhe Vizdiklar, të dy bursistë të Komitetit Olimpik të Kosovës si “Shpresa Olimpike 2022”, fituan nga dy luftëra, për të përfunduar në vendet e nënta në botë.

Lexo Edhe:

Sahiti garoi në kategorinë deri në 68 kilogramë, ndërsa Vizdiklar në -51 kg.

Me pak fat, të dy kanë mundur të hyjnë në zonën e medaljeve, shkruan “Gazeta Express”.

Paraqitje të mirë patën edhe garuesit tjerë, Denis Bllaca (-55 kg) dhe Elion Agushi (-68 kg), të cilët shënuan nga një fitore, ndërsa Jon Gashi (-73 kg) u ndal në raundin e dytë.

Gashi është po ashtu bursist i KOK-ut. /Gazeta Express/