Tabela në Superligë pas javës së 30-të: Llapi e Drita vazhdojnë presionin mbi Ballkanin, garë e fortë edhe për mbijetesë - Gazeta Express
string(118) "tabela-ne-superlige-pas-javes-se-30-te-llapi-e-drita-vazhdojne-presionin-mbi-ballkanin-gare-e-forte-edhe-per-mbijetese"

Tabela në Superligë pas javës së 30-të: Llapi e Drita vazhdojnë presionin mbi Ballkanin, garë e fortë edhe për mbijetesë

Sport

Gazeta Express

21/04/2024 17:18

Me dy ndeshjet e zhvilluara sot u përmbyll edhe java e 30-të në Superligën e Kosovës.

Llapi triumfoi 1:0 në shtëpi ndaj Fushë Kosovës, teksa me rezultat të njëjtë Prishtina fitoi në udhëtim ndaj Malishevës, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Llapjanët pas kësaj fitore vazhdojnë garën për titullin e kampionit, pasi tani janë vetëm dy pikë prapa liderit, Ballkanit.

Në garë vazhdon të jetë edhe Drita, që gjithashtu ka vetëm dy pikë më pak se therandasit, teksa ndajnë pozitën dy dhe tre me Llapin.

Malisheva bëri hap prapa në garën për pozitën e tretë, pasi tani mbetet pesë pikë larg asaj pozite, që dërgon në garat evropiane.

Garë e fortë vazhdon të jetë edhe për mbijetesë. Gjilani momentalisht mban pozitën që ia siguron automatikisht mbijetesën, por ka ende presionin nga Feronikeli ’74. “Nikli” ndodhet në pozitën e barazhit.

Fushë Kosova matematikisht ka ende gjasa për mbijetesë, teksa nga elita e futbollit kosovar tashmë është përshëndetur Liria.

TABELA:

/Gazeta Express/