Sveçla: Ndalimi i Jankoviqit dhe katër policëve, akt i paprecedent i Serbisë ndaj policisë - Gazeta Express
string(88) "svecla-ndalimi-i-jankoviqit-dhe-kater-policeve-akt-i-paprecedent-i-serbise-ndaj-policise"

Sveçla: Ndalimi i Jankoviqit dhe katër policëve, akt i paprecedent i Serbisë ndaj policisë

Lajme

Gazeta Express

18/04/2024 10:34

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla e ka quajtur akt të paprecedent mbajtjen zëvendësdrejtorit të Policisë së Kosovës të nacionalitetit serb, Dejan Jankoviq dhe katër zyrtarëve policorë nga autoritetet serbe që nga dita e djeshme në Serbi, raporton Ekonomia Online.

Ai në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës ka thënë se Jankoviq nuk gjendet në këtë ceremoni pasi po mbahet pa asnjë arsyetim në Rashkë të Serbisë.

Lexo Edhe:

“Para nesh ju sot po betoheni për respektim të Kushtetutës sonë dhe mbrojtje të territorit tonë, duke shërbyer me profesionalizëm. Këto janë parimet qe duhet t’i bartni në punën tuaj”, tha Sveçla.

“Dejan Jankoviq, dje është ndaluar dhe po mbahet pa asnjë arsyetim në Rashkë të Serbisë edhe katër zyrtarë tjerë policorë. Ky është akt i paprecedent i Serbisë mes shumë veprimesh e sulmesh ndaj policisë së Kosovës”, ka thënë Sveçla.

Sipas tij, ky është sulm i drejtpërdrejtë i Serbisë ndaj pjesëtarëve të komunitetit serb brenda policisë së Kosovës “që gjejnë vullnetin dhe guximin të bashkohen në rrugën e përbashkët, që synon shërbim e siguri për të gjithë qytetarët dhe stabilitet në vend”.

E drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, tha se “Policia e Kosovës është ndër institucionet më të besueshme dhe më me shumë obligime. Duhet të punojmë me përkushtim dhe përgjegjësi duke i shërbyer qytetareve”.