Vranësira e intervale me diell sot, pasdite riga shiu - Gazeta Express
string(52) "vranesira-e-intervale-me-diell-sot-pasdite-riga-shiu"

Vranësira e intervale me diell sot, pasdite riga shiu

Lajme

Gazeta Express

01/05/2024 7:26

Intervale me diell e vranësira të mërkurën. Pasdite vonë mundësi për riga lokale shiu.

Mot i ndryshueshëm parashihet ditën e mërkurë në vend. Megjithëse mbetet ngrohtë, e fillimisht edhe me intervale me diell, pasdite vonë me zhvillime të vranësirave, priten edhe rrebeshe shiu, me mundësi edhe për bubullimë në pjesë të vendit. Temperaturat minimale 7C e 9C, e maksimalet shkojnë deri në 22C e 24C, njofton Prishtina Weather.

Lexo Edhe:

Rrebeshe të shiut ka gjasa të shtrihen mbi vend orëve të mëngjesit të ditës së enjte, me mundësi të shfaqen edhe nga mesdita.

Të premtën më shumë vranësira, e kohëpaskohe me të reshura shiu, ndërkohë që temperaturat zbresin deri në 15C. Reshje lokale shiu pritet të ketë edhe përgjatë fundjave, megjithëse nuk mungojnë intervale me diell.