Suspendohen nga FIBA dy gjyqtarët që u dyshuan për tentim të kurdisjes në Kosovë - Gazeta Express
string(80) "suspendohen-nga-fiba-dy-gjyqtaret-qe-u-dyshuan-per-tentim-te-kurdisjes-ne-kosove"

Basketboll

Gazeta Express

20/03/2024 12:01

Suspendohen nga FIBA dy gjyqtarët që u dyshuan për tentim të kurdisjes në Kosovë

Basketboll

Gazeta Express

20/03/2024 12:01

FIBA i ka suspenduar dy referët grekë, Dimitrios Zacharis dhe Anastasios Kardaris, të cilët dyshoheshin për tentim të kurdisjes së një ndeshjeje në basketbollin kosovar në vitin e kaluar.

Kardaris dhe Zacharis në prill të vitit të kaluar ishin akuzuar nga Sigal Prishtina, e cila pretendonte se ata ishin joshur me një ofertë për ta kurdisur ndeshjen me Trepçën, shkruan “Gazeta Express”.

Ata ishin angazhuar për ta drejtuar ndeshjen e “play-offit”, por ishin larguar menjëherë pas akuzave te Bardhekaltërve.

Dhe tash, FIBA i suspendoi të dy referët, të cilët janë pezulluar deri në fund të tetorit me akuzën e “mospranimit”. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement