Sot në Tiranë do të mbahet protestë në mbështetje të çështjes së gjuhës shqipe në RMV - Gazeta Express
string(85) "sot-ne-tirane-do-te-mbahet-proteste-ne-mbeshtetje-te-ceshtjes-se-gjuhes-shqipe-ne-rmv"

Maqedoni

Gazeta Express

26/05/2026 12:22

Sot në Tiranë do të mbahet protestë në mbështetje të çështjes së gjuhës shqipe në RMV

Maqedoni

Gazeta Express

26/05/2026 12:22

“Shqiptaria është me Shkupin”, është slogani i protestës që pritet të zhvillohet sot në Tiranë,  në shenjë mbështetjeje për studentët shqiptar në Maqedoninë e Veriut, të cilët protestuan më 18 maj lidhur me gjuhën shqipe, raporton Portalb.mk.

Protesta është planifikuar të fillojë në orën 17:00 në sheshin Skenderbej duke vazhduar drejt Ambasadës së Maqedonisë së Veriut në Tiranë.

Ata bënë thirrje që sa më shume njerëz t’i bashkohen protestës.

Kujtojmë se, me thirrje e pankarta për mundësimin e mbajtjes së provimit të jurisprudencës në shqip përveç maqedonishtes, studentët shqiptarë protestuan më 18 maj në Shkup nga Ura e Gurit drejt Ministrisë së Drejtësisë. Ata kërkuan që institucionet shtetërore ta zbatojnë Ligjin e gjuhëve dhe zëri i tyre të dëgjohet. Studentët u përballën me ndalesa nga policia ndërkaq në protestë u arrestuan tre persona.

Advertisement
Advertisement
Advertisement