Superliga vjen sot me tri ndeshje - Gazeta Express
string(33) "superliga-vjen-sot-me-tri-ndeshje"

Superliga vjen sot me tri ndeshje

Gazeta Express

04/11/2020 13:11

Xhiroja e 11-të e Superligës fillon sot me tri ndeshje, kurse dy të tjera do të luhen nesër

Superliga e Kosovës në futboll rikthehet sot me tri ndeshje, në kuadër të xhiros së 11-të, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Prishtina do të mundohet t’i japë fund serisë prej tri humbjesh radhazi sot.

Bardhekaltrit e presin Arbërinë në kryeqytet, teksa skuadra nga Dobraja e Lipjanit do të tentojë të bëjë befasi në “Fadil Vokrri”.

Një tjetër ndeshje interesante që do të zhvillohet sot është ajo në mes të Trepçës ’89 dhe Dritës.

Gjilanasit nuk kanë vend për gabime pasi janë në ndjekje të liderit, Ballkani.

Prandaj, ata i kërkojnë tri pikë sot në Mitrovicë.

Por, 89-shi këtë sezon po tregohet i fortë dhe do të tentojë t’i mbajë pikët në shtëpi.

Dueli i tretë i sotëm është ai në mes të Besës dhe Drenicës.

Kuqezinjtë shkojnë në Rrafshin e Dukagjinit për të nxjerrë pikë. /Gazeta Express/