Superkupa e Istogut - Gazeta Express
string(19) "superkupa-e-istogut"

Superkupa e Istogut

Sporte tjera

Gazeta Express

17/02/2023 8:55

Istogu e ka fituar Superkupën e Kosovës në hendboll (femrat). Të enjten mbrëma, skuadra istogase e mposhti Ferizajn me rezultat bindës, 33:17.

Ndeshja për Superkupë u luajt në palestrën e qytetit në Istog. Istogu vjet fitoi titullin e kampionit të Kosovës dhe Kupën e Kosovës.

Lexo Edhe:

Tani ka në koleksion edhe trofeun e Superkupës.Istogu ishte skuadër dominante dhe nisi herët shkëputjen.

Albina Rugova ishte më efikasja me shtatë gola. Gjashtë i kishte Tainara Luna Goncalves, kurse nga katër i realizuan Dajana Milaniq dhe Tina Hetemi.

Ivana Bojoviq i shënoi nëntë gola për Ferizajn. Albulena Kelmendi, Mirjeta Dinolli e Shkurte Mehmeti i kishin nga dy gola.

Superkupa u organizua në kuadër të 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Ky aktivitet tani e tutje do të jetë tradicional.