Sulmohen fizikisht lojtarët e Shkëndijës nga tifozët maqedonas - Gazeta Express
string(62) "sulmohen-fizikisht-lojtaret-e-shkendijes-nga-tifozet-maqedonas"

Sporte tjera

Gazeta Express

11/04/2023 15:13

Sulmohen fizikisht lojtarët e Shkëndijës nga tifozët maqedonas

Sporte tjera

Gazeta Express

11/04/2023 15:13

Volejbollistët e Shkëndijës së Tetovës janë sulmuar fizikisht në ndeshjen me Borecin në Veles të Maqedonisë së Veriut.

Skuadra shqiptare pësoi humbje 2:3 në sete, ndërsa pas përfundimit të saj, tifozët maqedonas i sulmuan fizikisht volejbollistët shqiptarë, shkruan “Gazeta Express”.

“Rezultati mbeti nën hije të pritjes josportive të publikut vendas me thirrje dhe sulme ndaj lojtarëve tanë që solli rrëmujë në sallën Park në Veles”, njoftoi klubi shqiptar përmes rrjeteve sociale.

Më pas, lojtarët e Shkëndijës, të përfshirë në incident, çuditërisht u intervistuan nga policia, shkruan “Gazeta Express”.

Pra, kjo ndeshje, e vlefshme për fazën gjysmëfinale të “play-offit”, ndërsa loja e kthimit do të zhvillohet në Tetovë, ku pritet një atmosferë e zjarrtë. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement