Sulmi ndaj Izraelit, mblidhet Këshilli i Sigurisë së Kosovës: Mijëra dronë iranianë i ka Serbia, po e monitorojmë gjendjen e sigurisë - Gazeta Express
string(130) "sulmi-ndaj-izraelit-mblidhet-keshilli-i-sigurise-se-kosoves-mijera-drone-iraniane-i-ka-serbia-po-e-monitorojme-gjendjen-e-sigurise"

Lajme

Gazeta Express

15/04/2024 16:07

Sulmi ndaj Izraelit, mblidhet Këshilli i Sigurisë së Kosovës: Mijëra dronë iranianë i ka Serbia, po e monitorojmë gjendjen e sigurisë

Lajme

Gazeta Express

15/04/2024 16:07

Këshilli i Sigurisë së Kosovës ka zhvilluar mbrëmë një takim, të thirrur nga kryeministri Albin Kurti.

Zyra e Kryeministrit njoftoi se temë e diskutimit ishte sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe implikimet e këtij akti për paqen e sigurinë globale e rajonale, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Mbrëmë, me ftesë të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti u mblodh Këshilli i Sigurisë së Kosovës. Temë qendrore ishte sulmi i Iranit ndaj shtetit të Izraelit, dhe implikimet e mundshme për paqen dhe sigurinë globale dhe rajonale. Qeveria e Republikës së Kosovës e kishte dënuar menjëherë sulmin e Iranit ndaj Izraelit, duke e cilësuar atë si akt të paprecedent që paraqet rrezik për destabilizimin e Lindjes së Mesme dhe të eskalimit të mëtutjeshëm të situatës së sigurisë”, thuhet në njoftim.

Qeveria thotë se sulmi iranian u bë me dronët që i posedon edhe Serbia. ZKM njoftoi se institucionet e vendit po i përcjellin me vëmendje të shtuar zhvillimet e fundit dhe po e monitorojnë vazhdimisht gjendjen e sigurisë në bashkëpunim me KFOR-in dhe partnerët.

“Sulmi u krye me dronë Shaheed, prodhim iranian. Mijëra dronë të tillë i ka në posedim edhe Serbia, e cila në vazhdimësi shfaqë sjellje agresive ndaj Republikës sonë, veçanërisht përgjatë kufirit që ndajmë. Institucionet e Sigurisë së Republikës së Kosovës janë duke i përcjellë zhvillimet e fundit me vëmendje të shtuar, dhe janë duke e monitoruar gjendjen e sigurisë në baza të vazhdueshme dhe në bashkërendim e bashkëpunim të ngushtë me KFOR-in dhe me partnerët strategjikë”, thuhet në njoftim.