Suhareka përdor një mënyrë të re për evidentimin e të gjithë të sëmurëve - Gazeta Express
string(73) "suhareka-perdore-nje-menyre-te-re-per-evidentimin-e-te-gjithe-te-semureve"

Suhareka përdor një mënyrë të re për evidentimin e të gjithë të sëmurëve

Gazeta Express

01/04/2020 13:09

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka treguar një formë të re për evidentimin e të sëmurëve kronikë në këtë komunë. Ekipi Mjekësor i Kujdesit Shtëpiak, do të kujdeset për evidentimin e të sëmurëve kronikë.

Formularët e përgatitur do t’i dorëzohen edhe QKMF-së, QMF-ve dhe AMF-ve.

Lexo Edhe:

Kjo statistikë do të krijojë një pasqyrë evidentuese të të dhënave, për secilin banor rezident në Komunën e Suharekës.

“Kujdesi shëndetësor është prioriteti kryesor dhe për këtë punëtorët shëndetësorë nga komuna jonë, janë të parët për t’iu shërbyer qytetarëve.

Ju lutemi të gjithë qytetarëve, që kanë sëmundje kronike të paraqiten në qendrën më të afërt mjekësore, apo ta lajmërojnë Ekipin Mjekësor të Kujdesit Shtëpiak në 045/930/001″, shkruan Muharremaj në njoftim.

You May Like