Suedia e fiton medaljen e artë në kërling në "Pekin 2022" - Gazeta Express
string(55) "suedia-e-fiton-medaljen-e-arte-ne-kerling-ne-pekin-2022"

Sporte tjera

Gazeta Express

19/02/2022 12:36

Suedia e fiton medaljen e artë në kërling në “Pekin 2022”

Sporte tjera

Gazeta Express

19/02/2022 12:36

Suedia është fituese e medaljes së artë në kërling.

Skandinavët u shpallën fitues në garën dramatike, ku e mposhtën Britaninë e Madhe në Lojërat Olimpike Dimërore “Pekin 2022”, shkruan “Gazeta Express”.

Pas rezultatit 4-4, suedezët e fituan pikën e madhe në vazhdime për të fituar 5-4, shkruan “Gazeta Express”.

Garuesi i Suedisë, Niklas Edin tashmë e kishte fituar medaljen e argjendtë dhe të bronztë olimpike, ndërsa më në fund ai u stolis edhe me të artën pas një pritjeje të gjatë.

Kanadaja përfundoi në vendin e tretë dhe e fitoi medaljen e bronztë pasi i mposhti Shtetet e Bashkuara të Amerikës 8-5.

Aktualisht, me medalje prin Norvegjia, e cila i ka fituar 15 të arta, 8 të argjendta dhe 12 të bronzta, në total 35 medalje.

Në vendin e dytë gjendet Gjermania me 22 medalje, prej tyre, 10 të arta, 7 të argjendta dhe 5 të bronzta.

E Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjenden në vendin e tretë me 23 medalje, 8 të arta, 9 të argjendta dhe 6 të bronzta. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement