Suedia barazon rezultatin ndaj Zvicrës, po i bën një ‘dhuratë’ Kosovës - Gazeta Express
string(67) "suedia-barazon-rezultatin-ndaj-zvicres-po-i-ben-nje-dhurate-kosoves"

Futboll

Gazeta Express

15/11/2025 21:25

Suedia barazon rezultatin ndaj Zvicrës, po i bën një ‘dhuratë’ Kosovës

Futboll

Gazeta Express

15/11/2025 21:25

Kombëtarja e Suedisë po barazon me Zvicrën dhe po i bën një nder Kosovës.

Kosova është duke fituar 1-0 ndaj Sllovenisë si mysafire, me golin e shënuar nga Fisnik Asllani në minutën e shtatë.

Pesë minuta më vonë, në ndeshjen tjetër, kishte shënuar Breel Embolo për 1-0, për Zvicrën.

Megjithatë, Suedia tashmë ka barazuar në 1-1.

Është Benjamin Nygren që ka shënuar për 1-1, në minutën e 33-të.

Me këto rezultate, Kosova ka dhjetë pikë në vendin e dytë, teksa Zvicra 11-të në vendin e parë.

Nëse mbyllen kështu ndeshjet, Kosova – Zvicra, ndeshja e së martës, do të jetë një “mini-finale” për kualifikim direkt në Botëror./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement