Stuhi të tmerrshme në Pakistan dhe Afganistan, gati 70 të vdekur - Gazeta Express
string(63) "stuhi-te-tmerrshme-ne-pakistan-dhe-afganistan-gati-70-te-vdekur"

Stuhi të tmerrshme në Pakistan dhe Afganistan, gati 70 të vdekur

Lajme

Gazeta Express

18/04/2024 14:20

Të paktën 67 persona kanë vdekur në Pakistan, tha sot organi i menaxhimit të fatkeqësive të vendit, mes shiut jashtëzakonisht të dendur për këtë periudhë të vitit.

Një gjendje e jashtëzakonshme është shpallur në qytetin jugor të Karaçit. Qyteti është veçanërisht i prekshëm nga stuhitë për shkak të infrastrukturës së dobët.

Lexo Edhe:

Në Afganistan, rreth 70 njerëz vdiqën dhe 56 u plagosën nga shirat e dendur dhe përmbytjet në të gjithë vendin. 2627 shtëpi janë dëmtuar, njoftoi sot Autoriteti Kombëtar i Fatkeqësive.

Dëbora dhe shiu i dendur në muajt e fundit në Afganistan kanë shkaktuar shumë vdekje dhe lëndime pas një dimri jashtëzakonisht të butë. Ngjarjet ekstreme të motit si përmbytjet dhe thatësirat po shtohen në Afganistan dhe Pakistan për shkak të ndryshimeve klimatike, paralajmërojnë meteorologët.

I prekur nga dekada konflikti, Afganistani ka mundësi të kufizuara për zbutjen e efekteve të ndryshimeve klimatike.