Studimi: Dhjami i tepërt rreth barkut shkurton jetëgjatësinë - Gazeta Express
string(59) "studimi-dhjami-i-tepert-rreth-barkut-shkurton-jetegjatesine"

Gazeta Express

08/10/2020 16:06

Studimi: Dhjami i tepërt rreth barkut shkurton jetëgjatësinë

Gazeta Express

08/10/2020 16:06

Tanimë dihet se prania e dhjamit të tepërt rreth belit është shumë e dëmshme për shëndetin tuaj, duke ju ekspozuar në një rrezik më të lartë të zhvillimit të sëmundjeve si diabeti dhe sëmundjet e zemrës.

Një hulumtim i bërë së fundmi ka treguar se personat, që kanë shumë dhjam rreth belit dhe abdomenit, kanë një rrezik më të lartë të vdekjes.

Lexo Edhe:

Hulumtimi përdori të dhënat e 72 studimeve të mëparshme, të cilat përmbajnë informacione nga 2.5 milion njerëz. Ata analizuan këto informacione të kombinuara rreth masave trupore, masës muskulore, masës dhjamore dhe regjioneve ku  kishte më shumë dhjam.

Studiuesit zbuluan se njerëzit, që kanë tendencë të trashën më shumë rreth ijëve dhe kofshëve, janë shumë më pak të rrezikuar nga vdekja në krahasim me ata, që kanë masë dhjamore të shtuar në regjionin e abdomenit.

Yndyra e trupit  e njohur ndryshe si indi adipoz, luan një rol të rëndësishëm ne fiziologjinë tonë. Qëllimi kryesor i tij është të marrë glukozë nga gjaku dhe ta ruaj atë në mënyrë të sigurt brenda qelizave. Këto inde prodhojnë sinjale hormonale, që influencojnë shumë procese të rëndësishme fiziologjike.

Sipas shkencëtareve, regjioni ku dhjami është prezent ka rëndësi në mbarëvajtjen e shumë proceseve fiziologjike. Kështu nëse keni më shumë dhjam në pjesën e belit dhe abdomenit, gjasa se ai do t’i mbuloj organet vitale të gjendura në abdomen është shumë e lartë. Ndërsa, në pjesën e ijeve dhe kofshëve dhjami nuk ka ndikim të drejtpërdrejt në organe.

Dhjami në pjesën e barkut është shkaktar i krijimit të rezistencës ndaj insulinës, krijimit të triglicerideve, hormoneve të stresit, rritjes së shtypjes së gjakut dhe inflamacionit.

Si përfundim, ky studim tregon se personat që kanë masë dhjamore në pjesën e belit dhe barkut e kanë shumë më të vështirë të mbajnë një shëndet më të mirë. Por, hulumtimet kanë treguar se heqja e peshës dhe ushtrimi i aktiviteteve fizike mund të siguroj përmirësime të dukshme për shëndetin. /Gazeta Express