Studim: Sa më e errët ngjyra e lëkurës, aq më të vogla gjasat për t’u prekur nga melanoma - Gazeta Express
string(86) "studim-sa-me-e-erret-ngjyra-e-lekures-aq-me-te-vogla-gjasat-per-tu-prekur-nga-melanoma"

Studim: Sa më e errët ngjyra e lëkurës, aq më të vogla gjasat për t’u prekur nga melanoma

Lajme

Gazeta Express

30/07/2021 14:06

Edhe njerëzit me ngjyrë të errët të lëkurës pësojnë djegie nga dielli. Në fakt, është shumë e vërtetë që niveli më i lartë i pigmenteve që u mundëson ngjyrë të errët të lëkurës njerëzve të caktuar, ndikon edhe në mbrojtjen e tyre nga dielli, megjithatë, pigmentet nuk e ‘bllokojnë’ dritën e diellit 100%.

Pigmenti i lëkurës melanina, prodhohet nga qelizat e veçanta të lëkurës – melanociteve, roli i të cilave është të mbrojë trupin nga efektet e dëmshme të dritës ultraviolet. Sa më të larta nivelet e melaninës aq më të vogla djegiet nga dielli dhe rreziku për të marrë kancer të lëkurës. Megjithatë, qoftë edhe njeriu me lëkurën me të errët nuk është i mbrojtur 100% nga rrezet UV. Një studim CDC i 2010-tes tregoi që 13% të grave dhe 9% e burrave me ngjyrë raportohet të kenë pësuar të paktën një herë djegie të lëkurës gjatë vitit. Për më tepër, 38% e grave hispanike (spanjishfolëse) dhe 32% e burrave hispanikë raportuan se kishin pësuar të paktën një djegie nga dielli vitin e kaluar. Vlera mesatare në të gjitha etnitë dhe gjinitë ishte 50.1%. Njerëzit me lëkurë të errët patjetër që pësojnë më pak djegie nga dielli, megjithatë ata përsëri ‘digjen’. Kur një person me ngjyrë të errët të lëkurës digjet nga dielli, kjo mund të mos jetë e dukshme nga jashtë, por dëmtimi gjithsesi ekziston. Dëmtimet janë të tilla si dhimbje, rritje e ndjeshmërisë, rritje e nxehtësisë dhe rënie e lëkurës – përvoja të njëjta me njerëzit me ngjyrë të çeltë të lëkurës.

Duke qenë se njerëzit me lëkurë të errët pësojnë djegie nga dielli, ata gjithashtu marrin kancer të lëkurës nga ekspozimi në diell. Shkalla e kancerit të lëkurës për njerëzit me lëkurë të errët është shumë nën atë të njerëzve me lëkurë më të zbehtë, por normat nuk janë zero. Një tjetër studim CDC zbuloi se rreth 1 në çdo 100,000 njerëz me ngjyrë merr melanoma të lëkurës çdo vit, krahasuar me rreth 4 në çdo 100,000 njerëz hispanikë që preken nga melanoma e lëkurës (çdo vit). Njerëzit me lëkurë të errët kanë gjasë më të lartë për të marrë kancer të lëkurës nga ekspozimi në diell sesa për të fituar lotarinë. Megjithatë, njerëzit me lëkurë të errët kanë një mundësi për të ndryshuar në mënyrë drastike shanset e tyre. Kremi kundër diellit mbron lëkurën e errët nga dëmtimi i rrezeve të diellit ashtu si mbron lëkurën e çeltë. Rreth 1 në çdo 200,000 njerëz me ngjyrë vdes nga kanceri i lëkurës dhe 2 në çdo 200,000 njerëz hispanikë vdesin nga kanceri i lëkurës çdo vit, ndërsa rreth 6 në çdo 200,000 njerëz të bardhë vdesin nga kanceri i lëkurës çdo vit.


Marrë nga: “Pyetje shkencore me përgjigje befasuese”, pyetje të cilës i’u përgjigj Dr. Christopher S. Baird – profesor i Fizikës në Universitetin A&M të Teksasit Perëndimor.

Lexo Edhe: