Strukturat e PD: Post-tërmeti, një nga dështimet më të mëdha të Ramës në menaxhim - Gazeta Express
string(79) "strukturat-e-pd-post-termeti-nje-nga-deshtimet-me-te-medha-te-rames-ne-menaxhim"

Strukturat e PD: Post-tërmeti, një nga dështimet më të mëdha të Ramës në menaxhim

Gazeta Express

11/12/2019 20:25

Lulzim Basha mblodhi pasditen e së mërkurës strukturat e Partisë Demokratike, ish-grupin parlamentar, kryesinë, kryetarët e degëve, për të diskutuar në lidhje me situatën pas tërmetit.

Burime për A2 thonë se Basha ka kërkuar prani të shtuar në terren.

Lexo Edhe:

Të përdoret çdo fakt për të denoncuar keqmenaxhimin e situatës nga qeveria.

Mësohet gjithashtu se Basha e ka vlerësuar menaxhimin e bërë nga qeveria për situatën pas tërmetit si dështimin më të madh të Ramës.

“Rama po përdor krizën e tërmetit për të fshehur krizën politike dhe dështimet e tij”, mësohet të ketë thënë tjetër kreu i PD, Basha.