Stoilkovski për formimin e Qeverisë: Bisedimet janë në fazë të avancuar - Gazeta Express
string(70) "stoilkovski-per-formimin-e-qeverise-bisedimet-jane-ne-faze-te-avancuar"

Stoilkovski për formimin e Qeverisë: Bisedimet janë në fazë të avancuar

Maqedoni

Gazeta Express

25/05/2024 14:03

“Ajo që mund të them për momentin është se procesi negociues bazohet në parime, procesi euro integrues, lufta kundër korrupsionit dhe krimit si dhe nevoja për reforma të caktuara për zhvillim ekonomik”. Kështu u përgjigj zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Naum Stoilkovski në pyetjen se deri ku kanë arritur bisedimet me partnerët e koalicionit.

Stoillkovski shtoi se bisedimet vijojnë, por ende nuk ka një marrëveshje përfundimtare.

Lexo Edhe:

“Për momentin ajo që mund të thuhet është se bisedimet janë në fazë të avancuar, por ende nuk ka marrëveshje përfundimtare deri në moment të fundit nuk do të kemi detaje tjera. Bisedoet për resore ekonomike dhe politike, por më e rëndësishme është që të pranohen parimet e Qeverisë dhe përcaktimet e përgjithshme programore”, tha Stoilkovski.

Në fund tha se bisedimet do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme.