Starton pjesa e dytë, nuk ka ndryshime te Kosova - Gazeta Express
string(47) "starton-pjesa-e-dyte-nuk-ka-ndryshime-te-kosova"

Starton pjesa e dytë, nuk ka ndryshime te Kosova

Gazeta Express

15/11/2020 21:47

Ka startuar pjesa e dytë e ndeshjes mes Sllovenisë dhe Kosovës që po zhvillohet në stadiumin Stožice Sports Park.

Pas 45 minutave lojë, sfida vazhdon të jetë ende 0-0.

Lexo Edhe:

‘Dardanët’, që janë në kërkim të fitores së parë në Grupin 3 të Ligës C, nuk bëjnë asnjë ndryshim dhe e nisin edhe pjesën e dytë me të njëjtit lojtarë, ashtu si vendasit.

Rastin më të mirë në 45 minutat e pjesës së parë e kishin vendasit, pas një dalje të gabuar të Aro Muric.

Kosova si objektiv e ka qëndrimin në Ligën C dhe për këtë ndeshjet e fundit, sot dhe të mërkurën me Moldavinë, janë jetike për diçka të tillë.

Sonte, në sfidën e para fundit në Nations League, Kosovës po mungojnë të pezulluar: Herolind Shala dhe Benjamin Kololli, të lënduar: Bersant Celina, Idriz Voca, Florent Muslija dhe Arbër Zeneli, të kufizuar nga Covid-19: Milot Rashica dhe Leart Paqarada, probleme me dokumente: Betim Fazliji, raporton Gazeta Express.