Starton ndeshja e Bad News Eagles ndaj ekipit të tretë në botë, këtu mund ta ndiqni live - Gazeta Express
string(87) "starton-ndeshja-e-bad-news-eagles-ndaj-ekipit-te-trete-ne-bote-ketu-mund-ta-ndiqni-live"

Sporte tjera

Gazeta Express

11/05/2022 18:45

Starton ndeshja e Bad News Eagles ndaj ekipit të tretë në botë, këtu mund ta ndiqni live

Sporte tjera

Gazeta Express

11/05/2022 18:45

Ekipi kosovar në CS:GO, Bad News Eagles do të vazhdojë sot aventurën në turneun më të madh në botë në CS:GO, PGL Antwerp Major.

Ata do të përballen me ekipin ENCE, që renditet në vendin e tretë në botë në lojën CS:GO, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ndeshja e tyre ishte paraparë të fillojë rreth orës 19:30, por orari ka ndryshuar dhe ata do të garojnë nga ora 18:40.

Ekipit fitues i duhen dy fitore në dy terrene të ndryshme, për ta fituar komplet ndeshjen.

Ndeshjen mund ta ndiqni live duke klikuar këtu.

Kujtojmë se Bad News Eagles po luajnë fillimisht në Challengers Stage, ku i nevojiten tri fitore nga pesë ndeshje për t’u kualifikuar pastaj në fazën tjetër, Legends Stage.

Momentalisht, ekipi kosovar ka dy fitore dhe një humbje. Në rast fitoreje sonte do të kualifikohej direkt, kurse nëse pësojnë humbje do të përballen nesër në ndeshjen vendimtare. /Gazeta Express/