“Stadiumi e borxhet”, Shala flet për problemet e krijuara te Fushë Kosova, premton se nuk do të dorëzohen deri në fund - Gazeta Express
string(114) "stadiumi-e-borxhet-shala-flet-per-problemet-e-krijuara-te-fushe-kosova-premton-se-nuk-do-te-dorezohen-deri-ne-fund"

Sport

Gazeta Express

21/04/2024 22:47

“Stadiumi e borxhet”, Shala flet për problemet e krijuara te Fushë Kosova, premton se nuk do të dorëzohen deri në fund

Sport

Gazeta Express

21/04/2024 22:47

Trajneri i Fushë Kosovës, Burim Shala, ka theksuar se ai dhe skuadra e tij nuk do të dorëzohen deri në fund, pavarësisht se është shumë e vështirë që të sigurojë mbijetesën.

Shala, i ftuar sonte në emisionin sportiv “Favorit” në T7, foli edhe për problemet me të cilat u përball këtë sezon pas inkuadrimit në Superligë, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Më vije keq. Kam dashur që edhe fundi i tabelës të ishte interesant. Por, duke marrë parasysh të gjitha vështirësitë, kemi luajtur gjithmonë si mysafir, pastaj edhe problemet financiare, besoj se nuk është ky maksimumi jonë. Duhet rregulluar të gjitha gjërat për të arritur tek një objektiv. Matematikisht jemi ende në lojë, por duhet të ndodhë vetëm ndonjë mrekulli. Por, nuk do të dorëzohemi deri në fund, do të japim maksimumin. Sikurse sot, do të vazhdojmë njëjtë. Pavarësisht kundërshtarit, ne do të mundohemi të nxjerrim maksimumin. Kështu do të doja të jetë çdo skuadër. Duhet të marrim kulturë edhe nga shtetet tjera, është një privilegj edhe nëse ja humb titullin dikujt”, tha fillimisht trajneri i Fushë Kosovës.

“Mungesa e stadiumit është shumë e madhe. Po të luanim në Fushë Kosovë, do të kishim dyfish pikë më shumë. Kemi pasë edhe probleme me paga, pikërisht në ato momentet kur morëm formën e duhur. Në javët e fundit është bërë një zgjidhje e vogël diçka, por kemi marrë premtime se do të shlyhen të gjitha borxhet. Nuk mund të tregojë se sa paga, por ka borxhe, nuk mund ta fshehim. Normal që edhe kjo ka ndikuar te këto rezultate. Por, jam shumë i kënaqur me angazhimin e lojtarëve dhe të gjithë atyre që janë munduar. Dështuan disa donatorë në momentet kyçe. Pse dështuan, nuk e di. Nuk besoj se Komuna ka ndihmuar klubi financiarisht këtë vit”, deklaroi Shala në “Favorit”.

/Gazeta Express/