Spurs ia bën “përhaj” kontratën Guardiolës me humbje - Gazeta Express
string(50) "spurs-ia-ben-perhaj-kontraten-guardioles-me-humbje"

Gazeta Express

21/11/2020 20:26

Spurs ia bën “përhaj” kontratën Guardiolës me humbje

Gazeta Express

21/11/2020 20:26

Tottenham Hotspurs e ka mundur Manchester City me rezultat 2-0 për të marrë një fitore të rëndësishme dhe duke marrë vendin e parë në Premier Ligë. Son dhe Lo Celso shënuan për Tottenhamin

Tottenham Hotspur ka fituar derbin e kësaj xhiro në Premier Ligë ku e ka mposhtur Manchester Cityn e Pep Guardiolës.

Lexo Edhe:

Ishte menduar që nënshkrimi i kontratës së re të Guardiolës do të bënte që City të kërkonin fitore në këtë ndeshje, por City ka vazhduar me rezultate të dobëta, me të dobëtat prej që atë e morën në pronësi pronarët arab.

Gjithçka nisi për Spurs të cilët shënuan që në minutën e pestë, ku n’Dombele e gjeti mirë Son që shënoi gol të bukur.

Pjesa e parë kaloi me këtë rezultat.

Laporte barazoi rezultatin në minutën e 27-të por goli u anulua për shkak se Jesus kishte prekur topin me dorë.

Në pjesën e dytë Tottenham do të shënonte gol në minutën e 65-të me Lo Celso. Lo Celso e shënoi këtë gol me të hyrë në lojë.

City insistoi deri në fund për ta kthyer rezultatin dhe sulmoi shumë por nuk ia arriti këtë.

Pas kësaj fitoreje, Spurs është në vendin e parë pas xhiros së 8 të Premier Ligës. /GazetaExpress/