Sportistët kosovarë i vazhdojnë sot garat në Lojërat Mesdhetare, njihuni me orarin e tyre - Gazeta Express
string(88) "sportistet-kosovare-i-vazhdojne-sot-garat-ne-lojerat-mesdhetare-njihuni-me-orarin-e-tyre"

Sporte tjera

Gazeta Express

27/06/2022 8:54

Sportistët kosovarë i vazhdojnë sot garat në Lojërat Mesdhetare, njihuni me orarin e tyre

Sporte tjera

Gazeta Express

27/06/2022 8:54

Garuesit kosovarë do ta vazhdojnë sot eksperiencën në Lojërat Mesdhetare, që po mbahen në Oran të Algjerisë.

Sot do të garojnë sportistët e karatesë, tenisit, mundjes, boksit dhe gjimnastikës.

Lexo Edhe:

Të parët do ta nisin eksperiencën e tyre garuesit nga karateja, Melot Gashi e Fortesa Orana, shkruan “Gazeta Express”.

Më pas, në fushë do të zbresë tenisti Vullnet Tashi, për të vazhduar me mundësit Alban Sopa e Egzon Shala.

Dhe, në fund sot eksperiencën e tyre në “Oran 2022” do ta nisin edhe gjimnasti Elvis Çitaku dhe boksieri Lorent Murati.

Garuesit kosovar janë pritur si heronj në Algjeri, ndërsa synojnë të fitojnë medalje në këtë kompeticion prestigjioz. /Gazeta Express/