Sporti kosovar me tri suksese brenda tri ditëve në arenën ndërkombëtare - Gazeta Express
string(71) "sporti-kosovar-me-tri-suksese-brenda-tri-diteve-ne-arenen-nderkombetare"

Sporti kosovar me tri suksese brenda tri ditëve në arenën ndërkombëtare

Sport

Gazeta Express

09/10/2022 8:26

Sporti kosovar po lulëzon në arenën ndërkombëtare. Brenda tri ditëve, tri sporte të ndryshme në Kosovë arritën suksese të mëdha në botë.

Të enjten, kampioni i Kosovës në futboll, Ballkani siguroi fitoren e parë në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Madje, kjo fitore i bëri suharekasit lider të grupit momentalisht.

Të premten, suksesi tjetër u arrit në sportin e xhudos.

Distria Krasniqi e fitoi medaljen e bronztë në kategorinë deri në 52 kilogramë në Kampionatin Botëror të xhudos që po mbahet në Tashkent të Uzbekistanit.

Kurse dje, në orët e vona, ekipi kosovar në CS:GO, Bad Neës Eagles arriti kualifikimin në turneun më të madh në botë, IEM Rio 2022. /Gazeta Express/