Spence del nga kujdesi intensiv dhe e mposht Garcian për t’i mbrojtur titujt e botës - Gazeta Express
string(83) "spence-del-nga-kujdesi-intensiv-dhe-e-mposht-garcian-per-ti-mbrojtur-titujt-e-botes"

Spence del nga kujdesi intensiv dhe e mposht Garcian për t’i mbrojtur titujt e botës

Sporte tjera

Gazeta Express

06/12/2020 10:25

Errol Spence Jr e ka mposhtur Danny Garcian dhe rrjedhimisht i ka mbrojtur titujt e botës në WBC dhe IBF në kategorinë e gjysmë të mesme, në meçin e tij të parë të boksit që prej aksidentit të rëndë që e kishte pësuar me automjetin e tij.

Spence, 30 vjeç, ishte në kujdes intensiv pasi u rrokullis me Ferrarin e tij duke vozitur tejet shpejt në Dallas në tetor të vitit 2019, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ai u dënua për vozitje nën ndikimin e alkoolit por u lirua me kusht.

Në rikthimin e tij në ring, Spence e mbizotëroi bashkëkombësin e vet 32-vjeçar dhe fitoi me vendim unanim të gjyqtarëve.

Me këtë triumf, Spence e ka zgjatur rekordin e përkryer në boks, 27-0, prej të cilave 21 fitore me nokaut.

Spence bëri paraqitje fantastike ndaj Garcia duke arritur fitore të lehtë e cila u vlerësuar me këtë rezultat nga gjyqtarët: 117-111, 116-112 dhe 116-112.

“Nuk mund ta besoj se kjo është e vërtetë, veçanërisht pas rikthimit nga aksidenti që e pësova një vit më parë”, tha Spence.

“Kini durim me mua. Ky ishte vetëm meçi i rikthimit”, shtoi ai. /Gazeta Express/