Specialja ua kthen Veteranëve pajisjet e konfiskuara - Gazeta Express
string(52) "specialja-ua-kthen-veteraneve-pajisjet-e-konfiskuara"

Lajme

Gazeta Express

16/04/2021 17:03

Specialja ua kthen Veteranëve pajisjet e konfiskuara

Lajme

Gazeta Express

16/04/2021 17:03

Sekretari i Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku ka bërë të ditur se në zyret e kësaj organizate janë sjellë pajisjet e konfiskuara nga Gjykata Speciale.

Kliniaku tha se pajisjet e konfiskuara nga Gjykata Speciale ju janë dorëzuar sot avokatëve të kryetarit të OVL-UÇK’së, Hysni Gucati.

Lexo Edhe:

Zyra e Prokurorit të Specilizuar ua dorëzoi pajisjet në Fushë Kosovë.

“Avokatët e z.Hysni Gucati, sapo i sollën në zyret e OVL UÇK-së paisjet e konfiskuara nga Gjykata Speciale, të cilat iu dorëzuan atyre pak më herët në Fushë Kosovë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar”, thuhet në postimin e Klinakut.

Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucati nga OVL-UÇK po qëndrojnë në qendrën e paraburgimit në Hagë që nga data 25 shtator 2020.

Ata po akuzohen për pengim pengim të drejtësisë, e me akuza  konkrete që sipas tyre ndërlidhen me periudhën kohore në mes të datave 7 deri 25 shtator të vitit të kaluar.