Spanja e synon titullin e botës, Rodri: Edhe në Euro 2024 nuk ishim favoritë, por fituam - Gazeta Express
string(85) "spanja-e-synon-titullin-e-botes-rodri-edhe-ne-euro-2024-nuk-ishim-favorite-por-fituam"

Sport

Gazeta Express

11/06/2026 10:57

Spanja e synon titullin e botës, Rodri: Edhe në Euro 2024 nuk ishim favoritë, por fituam

Sport

Gazeta Express

11/06/2026 10:57

Mesfushori i Spanjës, Rodri, ka folur për ambiciet e “La Roja”-s në prag të Kupës së Botës 2026, duke theksuar se skuadra e tij nuk duhet të fokusohet te etiketat e favoritit, por te paraqitjet në fushë.

Fituesi i Topit të Artë 2024 kujtoi se edhe para triumfit në Kampionatin Evropian 2024, Kombëtarja e Spanjës nuk konsiderohej favorite nga shumica e ekspertëve.

“Favoritët tregohen në fushë. Edhe në Evropian nuk konsideroheshim favoritë dhe në fund arritëm ta fitonim turneun. Etiketat nuk kanë shumë rëndësi”, deklaroi Rodri, përcjell “Gazeta Express”.

Mesfushori i Manchester Cityt tha se Spanja është e vetëdijshme për pritshmëritë e larta, por se Botërori është një garë e gjatë dhe e vështirë.

“Jemi të lumtur dhe të emocionuar që marrim pjesë në këtë Kupë Bote. Është kënaqësi kur të konsiderojnë ndër favoritët, por duhet ta dëshmojmë këtë në fushë”, shtoi ai.

Rodri foli edhe për gjendjen e tij fizike, duke theksuar se ndihet i freskët për turneun pas një sezoni pozitiv në aspektin personal, megjithëse pranoi se nuk e ka pasur të njëjtin ritëm ndeshjesh si në vitin 2024.

Spanja hyn në Kupën e Botës 2026 si kampione në fuqi e Evropës dhe konsiderohet një nga kandidatët kryesorë për ta ngritur trofeun në fund të turneut. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement