Sot mot me diell, por nga nesër përsëri shi - Gazeta Express
string(42) "sot-mot-me-diell-por-nga-neser-perseri-shi"

Gazeta Express

04/06/2020 7:27

Sot mot me diell, por nga nesër përsëri shi

Gazeta Express

04/06/2020 7:27

Të enjten do të mbretërojë mot kryesisht me diell, mirëpo nga dita e premte kalimi i një cikloni atlantik në veri të rajonit sjell sërish kushte për reshje të shiut, të premten mbrëma dhe ditën e shtunë. Nga dita e diel do të mbajë mot edhe më i ngrohtë, kryesisht me diell.

Të enjten temperatura maksimale do të shkojnë deri në 24C, ndërsa minimalet do të jetë deri në 6C.

Lexo Edhe:

Temperaturat e ajrit në ditët e ardhshme do të luhaten përreth vlerave mesatare për këtë periudhë kohore. Minimale nga 6C deri 11C, e maksimalet nga 22C deri 27C.

Në krahasim me ditët e shkuara kur kishim erëra më të freskët veriore, ditëve në vijim do të fryjë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga jugperëndimi 7-13m/s. Shtypja atmosferike do të zbres nën vlera normale.