Sot hapet ekspozita “Rrethi” në Galerinë Kombëtare - Gazeta Express
string(48) "sot-hapet-ekspozita-rrethi-ne-galerine-kombetare"

Sot hapet ekspozita “Rrethi” në Galerinë Kombëtare

Arte

Gazeta Express

15/04/2022 12:33

Ekspozita e artistit Gani Gashi me titull “Rrethi – Circle”, do të hapët sot në orën 20:00 në Galerinë Kombëtare të Kosovës

Bio e shkurt e autorit:

Lexo Edhe:

U lind më 27 shkurt 1944 në Mramur të Komunës së Prishtinës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa Shkollën Normale në Prishtinë në vitin 1963. Akademinë e Arteve Figurative (drejtimi i grafikës) si dhe studimet pasdiplomike i mbaroi në Prishtinë. Nga viti 1963 deri në vitin 1967 punoi në arsim, ndërsa në vitin 1968 filloi punën në redaksinë e gazetës së përditshme “Rilindja” në Prishtinë, ku punoi në vendin e redaktorit artistik, e ku herë pas herë botoi edhe shkrime autoriale nga lëmi e artit figurativ deri më 21 shkurt 2002. Është anëtar i Shoqatës së Artistëve Figurativë të Kosovës që nga viti 1980. Tani jeton dhe vepron si artist i lirë në Prishtinë.

Kujtojmë që menjëherë nesër nga ora 20:00 gjithashtu do të hapët ekspozita e muzeut të fëmijërisë për herë të parë në Galerinë Kombëtare dhe do të qëndroj e hapur deri me 30 prill për vizitorë.